Ohri në rrezik, qyteti i vjetër mund të humbasë mbrojtjen e UNESCO-s
Liqeni i Ohrit është një bukuri e rrallë e natyrës duke siguruar strehim për lloje të shumta endemike të ujërave të ëmbla të florës dhe faunës. I vendosur në brigjet e Liqenit të Ohrit, qyteti i Ohrit është një nga vendbanimet më të vjetra në Evropë. E ndërtuar mes shekujve VII dhe XIX. Arkitektura e Ohrit përfaqëson ansamblin më të plotë të arkitekturës antike urbane në këtë pjesë të Evropës.
Këto janë ndër të paktat arsye se përse UNESCO e ka marrë në mbrojtje prej vitit 1980. Por fatkeqësisht kjo trashëgimi natyrore dhe kulturore është e rrezikuar sot nga zhvillimi i bizneseve dhe sundimi jo adekuat i ligjit në Maqedoninë e Veriut. Vendi po kalon një periudhë të gjatë tranzitore pas rënies së komunizmit.
“Ndërtesa të reja moderne planifikohen të ndërtohen e nuk kanë asgjë të përbashkët me arkitekturën e vjetër të Ohrit. Mendoj se Pazari i Vjetër po humbet pamjen autentike i cili duhej ruajtur”, theksoi Trajce Talevski, përfaqësues i një organizate joqeveritare.
Në konferencën e fundit në Baku, UNESCO ngriti alarmin duke paralajmëruar autoritet lokale se Ohri dhe qyteti mund të humbasin statusin e tyre.
“Ata thanë se rekomandimet e tyre nuk janë zbatuar për vite me radhë. Ata u ndjejnë plotësisht të injoruar, dhe është e vërtetë. Letrat, reagimet, rekomandimet e tyre janë injoruar nga institucionet dhe komunat tona që nga viti 2009”- tha ministri i Diasporës, Edmond Ademi.
Qeveria po përpiqet të largojë pasojat, por procesi po humbet në korridoret e sistemit gjyqësor.
“Fatkeqësisht, shumë nga proceset kanë ngecur në labirinte gjyqësore për arsye të panjohura Një situatë e qartë nuk do të shkaktonte një vonesë të tillë, kështu që ne jemi të detyruar të besojmë se ka një diçka pas saj”-shtoi Ademi.
OJF-të janë optimiste se kjo qeveri mund të ketë sukses në synimet e saj për të shpëtuar statusin e UNESCO-s dhe të paralajmërojë për pasojat nëse ajo dështon.
” Nëse largohet nga harta e UNESCO-s, Ohri, qyteti dhe liqeni i tij do të përballen me një katastrofë. Imagjinoni se çfarë do të ndodhë nëse Ohri mbetet pa mbrojtjen e madhe të siguruar nga UNESCO dhe të lejuar nga ligjet tona”, shtoi përfaqësuesi i “SOS OHRI”, Trajce Talevski.
Vetëm disa muaj na ndajnë nga konferenca e UNESCO-s kur në korrik do të vendoset nëse Ohri do të mbetet nën mbrojtjen e kësaj organizate. Një afat brenda të cilit institucionet do të duhet të korrigjojnë pasojat e shumta e shkaktuara nga pakujdesia dhe lakmia e tranzicionit të gjatë 30-vjeçar, i cili shkaktoi një dëmtim serioz në trashëgiminë natyrore dhe kulturore të këtij qyteti në Jug të Ballkanit.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat