Peleshi pas fitores në Pustec: PS drejt 7 mandateve në Korçë
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Korçës, Niko Peleshi, foli për Euronews Albania menjëherë pas mbylljes së numërimit të votave në Pustec, ku PS u shpall forca fituese.
Sipas tij, PS ka fituar thellë në Pustec me 70% në favor dhe tha se PS është në avantazh edhe në Bilisht dhe Devoll.
Peleshi u shpreh se me këto rezultate PS mund të arrijë të fitojë 7 mandate në Korçë, ndërsa 3 t’i marrë opozita.
“Është emocionuese, sepse jo vetëm që është bashkia e parë që mbyllet dhe padyshim me fitore të PS-së, por rezultati është shumë i thellë, pothuajse 70 me 30, pra 70 përqind PS dhe 30 përqind kundërshtarët tanë. Emocionuese dhe për një fakt tjetër, që është një bashki minoritare, dhe përulem për mbështetjen që minoriteti i Maqedonisë së Veriut na ka dhënë. Vasil Sterjovski është kandidati ynë nga ky komunitet. Është ogur pozitiv. Edhe në kutitë e tjera që janë hapur, si në Devoll, po fitojmë me 42 vota për momentin, në një bashki të vështirë për ne. Po, mesa duket, do të fitojmë dhe në Devoll. Janë hapur kutitë e para edhe në Bilisht, ku ne ishim 100 vota para. Kemi rezultate shumë të thella edhe në Kolonjë, ku një kuti ishte 118 me 7. Pra, do të kemi një fitore të garantuar dhe me siguri objektivat tona do të arrihen”, tha Peleshi.
Peleshi u ndal edhe te ngërçi i numërimit të votës së diasporës, ku bëri thirrje që ky proces të zhbllokohet.
“Kam thënë që ne kemi objektiv optimal, që është 6 me 4 në favor të PS-së, por po synojmë 7 me 3, dhe me këtë trend duket se aty po shkojmë. Incidenti në Pogradec më vjen shumë keq dhe dua ta cilësoj si një incident nga një individ dhe jo nga një parti. Por le ta harrojmë dhe le të merret drejtësia me të. Po ndjek me shqetësim distancën dhe bllokimin e numërimit të diasporës. Do të ishte një fyerje nëse politika do të bllokonte numërimin e votave të bashkëkombësve tanë në Greqi. Thirrjet për mosnumërim ndaj komisionerëve nuk duhen bërë, pasi komisionerët do të shkelin ligjin nëse nuk i numërojnë votat”, tha Peleshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë