Egnatia “shkatërron” Vllazninë në finale dhe fiton titullin kampion

12 Maj 2025 | 22:23

Egnatia ka shkruar historinë në futbollin shqiptar, duke u shpallur për të dytin vit radhazi kampione e Kategorisë Superiore.

Skuadra rrogozhinase dominoi në finalen e “Final Four”, duke mposhtur me rezultatin bindës 4-0 Vllazninë në një sfidë të zhvilluar në “Arenën Kombëtare”.

Heroi i takimit ishte mesfushori Regi Lushkja, autor i dy golave. Ai zhbllokoi shifrat që në minutën e 6-të pas një asisti nga Bakayoko, dhe më pas dyfishoi rezultatin me një goditje me kokë në minutën e 49-të.

Në minutën e 83-të, Leo Melo i sapo futur në lojë realizoi golin e tretë për Egnatian, ndërsa në kohën shtesë, Ujka vulosi fitoren me golin e katërt.

Takimi u gjykua nga arbitri i njohur polak, Szymon Marciniak, dhe u karakterizua nga një dominim i qartë i Egnatias, që konfirmoi forcën e saj pas përfundimit të sezonit të rregullt në krye të tabelës.

Ndërkohë, Vllaznia do të duhet të presë ende për të rikthyer titullin në Shkodër, një trofe që mungon prej 24 vitesh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte planifikuar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite votimin e raporteve të Partisë...
17:41 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026