Zgjedhjet 2025/ PS drejt mandatit të katërt të qeverisjes, si paraqiten rezultatet
Partia Socialiste duket se do të drejtojë vendin edhe për katër vite të ardhshme. Ndërkohë që po vijon numërimi i kutive të fundit në vend, rezultatet paraprake tregojnë për një fitore të bindshme të PS-së.
Deri më tani janë numëruar 4890 QV nga 5225 që janë në total në Shqipëri, Partia Socialiste kryeson duke marrë 52,15% të votave, koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri tani ka marr 34,41%.
Sipas këtyre të dhënave, Partia Socialiste mund të sigurojë 82 mandate, pra një shumicë absolute për vendimmarrjen në parlament, ndërsa PD-ASHM mund të sigurojë 52 mandate.
Rezultatet e partive të tjera janë si më poshtë:
Lëvizja Bashkë 17993 vota 1,39%
Lëvizja Atdheu (LA) 1910 vota 0,15%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 17207 vota 1,33%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 45450 vota 3,50%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 2459 vota 0,19%
Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 922 vota 0,07%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 5029 vota 0,39%
Partia Mundësia (MUNDËSIA) 38266 vota 2,95%
Partia Socialdemokrate (PSD) 45131 vota 3,48%
Rezultatet në kohë reale në faqen e Euronews Albania (Kliko këtu)

LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta