Rama në konferencë me Starmer: Krenar për punën që kemi bërë për emigracionin
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të enjte një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe Keir Starmer. Pas takimit me dyer të mbyllura ata mbajtën edhe një konferencë për shtyp, ku kryeministri Rama tha se është krenar për punën e bërë me emigracionin.
“Ky është një moment i rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, sepse asnjëherë më parë nuk kemi qenë kaq të lidhur të paktën në dy çështje të rëndësishme. Në çështjen e Ukrainës si dy vende që ndajmë edhe anëtarësimin në NATO dhe në çështjen e betejës kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve kriminale që e stimulojnë emigracionin e paligjshëm. Në këtë të dytën kemi bërë një progres të jashtëzakonshëm, ndërsa sa i përket të parës, situata gjeopolitike është shumë e trazuar, por ne kemi thelluar bashkëpunimin dhe po punojmë intensivisht për të krijuar më shumë sinergji në sistemin e mbrojtjes.
Në angazhimin kundër rrjete e kriminale dhe emigracionit të paligjshëm kemi arsye të jemi shumë krenar për punën që kemi bërë. Shifrat janë mbresëlënëse dhe unë përfitoj nga rasti i pranisë suaj dhe medias britanike për të theksuar që referimi në shifrat shumë të suksesshme, është gjëja e duhur për publikun britanik dhe kjo kultivimi i miteve që shqiptarët janë një problem për Britaninë. TË gjitha shifrat flasin vetë. Në vitin 2024 numri i shqiptarëve që kanë tentuar të hynë në Britaninë e Madhe nëpërmjet emigracionit të paligjshëm është disa qindra. Dua që të theksoj edhe një shifër që më bën shumë përshtypje, kur thuhet se 1 në 15 shqiptar na qenka në burg. Kjo është një gënjeshtër e madhe që ka marr statusin e të vërtetës, ndërkohë që shifra është 1 në 500”,-tha Edi Rama.
Në takimin e mbajtur mes dy kryeministrave Rama-Starmer, u nënshkruan:
Deklarata e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar – Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta.
Deklarata e Qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM