Barcelona shpallet matematikisht kampione, titulli i 28-të në histori për blaugranët
Barcelona është shpallur matematikisht kampione në La Liga, dhe ky sukses u regjistrua pas fitores që skuadra e Hansi Flick mori në derbin me Espanyolin.
Përballja u mbyll në shifrat 0-2, por blaugranët arritën të kontrollonin 90 minutat, pavarësisht se pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Goli i parë mban firmën e të përhershmit Lamine Yamal, i cili realizoi një perlë, pasi goditi saktë nga jashtë zonës së rreptësisë, duke ndalur topin në trekëndësh.
Në vijim, besuarit e Flick ishin dhe më kërkues për të mbyllur përballjen dhe siguruar titullin, dhe për këtë mendoi Fermin Lopez, i cili shënoi golin e sigurisë në limit, pas një aksioni të bukur në zonë. Më herët, Espanyoli kishte ngelur me një lojtar më pak në fushë.
Me rezultatin 2-0, Barcelona siguron titullin e 28-të në histori, pas një dominimi absolut në La Liga, me plot 27 fitore në 36 javë.
Skuadra e Hansi Flick është një makineri golash absolute dhe mund të arrijë shifrën e 100 realizimeve, pasi mbeten dhe dy ndeshje në dispozicion dhe katalanasit numërojnë 97 gola. Humbja e fundit në kampionat daton nga dhjetori i vitit 2024, në sfidën me Atleticon e Madridit (1-2).

LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq