Atentatet ndaj Keir Starmer, autoritetet akuzojnë një tjetër person për zjarrvënie
Policia në Britani ka akuzuar një person të dytë për zjarrvënie, pas konstatimit të një seri rasteve që kishin si objektiv prona të kryeministrit Keir Starmer në Londër.
Shtetasi rumun Stanislav Carpiuc, 26 vjeç nga lindja e Londrës, akuzohet për zjarrvënie me qëllim vënien në rrezik të jetës së njerëzve, bëri të ditur të martën policia metropolitane. Ai u arrestua të shtunën në aeroportin Luton.
Personi i parë që u akuzua për zjarret, 21-vjeçari ukrainas Roman Lavrynovych, u paraqit në gjykatën e Londrës të premten e kaluar.
Gjatë seancës, ky i fundit nuk u vetëdeklarua ndaj tre akuzave që kanë të bëjnë me zjarrvënie dhe rrezikim të jetës së njeriut, por gjatë marrjes në pyetje nga policia i kishte mohuar ato.
Një tjetër person, 34 vjeç, u arrestua lidhur me ngjarjet ditën e hënë, në zonën e Çelsit, në perëndim të Londrës, nën dyshimin e komplotit për të kryer zjarrvënie, saktësoi policia metropolitane.
Identiteti i personit në fjalë nuk është bërë publik, por burimet shtuan se ai mbetet në gjendje arresti.
Akuzat e ngritura ndaj të tre arrestuarve lidhen me tre incidente të verifikuara ndaj shtëpisë private të kryeministrit Starmer në Kentish Town, në veri të Londrës, djegies së qëllimshme të një automjeti në të njëjtën rrugë dhe djegien e një prone ku ai kishte jetuar më parë në veri-perëndim të kryeqytetit britanik.
Për fat të mirë nga sulmet me zjarr nuk pati viktima apo të lënduar. Ato ndodhën mes datave 8 dhe 12 maj dhe kreu i qeverisë i cilësoi “sulm ndaj gjithë popullit britanik, demokracisë dhe vlerave për të cilat lufton Mbretëria e Bashkuar”.
LEXONI GJITHASHTU:
Historia e pazakontë e mbrojtësit që ndaloi Spanjën, ftesën e mori në LinkedIn
SpaceX hyn fuqishëm në AI, blen Anysphere për 60 miliardë dollarë
U arrestua në Borsh, GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Moisi Habilajn
- 22:16 Tjetër atentat ndaj Trump? FBI thotë se parandaloi sulmin me dronë në Shtëpinë e Bardhë
- 22:16 Brazil, djali i ish presidentit Bolsonaro dënohet me burg, akuzohet se loboi që Trump të ndërhynte në gjyqin e të atit
- 22:14 U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku
- 22:09 SHBA përgatitet të tërheqë një pjesë të avionëve furnizues nga Izraeli pas marrëveshjes me Iranin
- 22:08 Kolonët izraelitë i vënë zjarrin sallës së lutjeve në xhaminë e Bregut Perëndimor të pushtuar
- 22:06 Tensionet politike, BBC: Pse 0.1% e britanikëve mund të vendosin fatin e kryeministrit Starmer