Koçi: Rama do thyejë traditën, Gonxhja nuk do jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës
Gazetari Ervin Koçi tha në emisionin Now në Euronews Albania se nuk beson që Rama do të zgjedhë një person politik për bashkinë Tiranë.
Duke iu referuar fjalëve sipas të cilave Blendi Gonxhja mund të jetë kandidat për kryebashkiak të kryeqytetit, Koçi shprehu besimin se Rama vetë do ta thyejë traditën që kush është në krye të bashkisë do bëhet kryetar i PS në të ardhmen.
“U përfol që Gonxhes i kishin vënë një target prej 30 mijë votash që të ishte kandidat për bashkinë e Tiranës. Jemi ende në fjalë, jo të thëna zyrtarisht. Në këtë pikë nuk besoj të shkohet me një person politik. Unë besoj se Rama do ta thyejë atë traditën; kush bëhet kryetar bashkie do bëhet kryetar partie në të ardhmen, do fusë një person jo politik. Gonxhe dhe Braçe ndahen në pak vota, kam bindjen që do thyhet kjo tradita, brenda PS ka shumë individë që pretendojnë karrigen e Ramës, balluku është një person me shumë influencë në PS”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh