Haradinaj mesazh Kurtit: Mos e hiq taksën pa njohur Kosovën, në të kundërt mban përgjegjësi

20 Shkurt 2020 | 07:14

Ish-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka dërguar përsëri një mesazh Kryeministrit Albin Kurti për taksën 100% ndaj mallrave serbe e boshnjake. Ai e ka porositur kryetarin e qeverisë që të mos e heqë taksën ndaj Serbisë pa e njohur kjo e fundit Kosovën si shtet të pavarur.

Ish-kreu i qeverisë kosovare e këshillon pasardhësin e tij në këtë detyrë se nëse ndjek rrugën e parë  për kontratën finale për njohje, do ta ketë përkrahjen e tij dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai shton se çdo veprim i Albin Kurtit jashtë kësaj linje e ngarkon atë me përgjegjësi direkte.

“Albin, Ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar. Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.
Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar.

Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat”- shkruan Ramush Haradinaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026