“Roli që kishin femrat në grup”, Ferhati zbulon emrat e të arrestuarve sot nga SPAK
Një rrjet kriminal i trafikut të drogës nga Shqipëria, Spanja e Holanda drejt Finlandës, me 4 krerë grupesh kriminale që i komandonin nga Shqipëria është goditur nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet finlandeze.
9 persona janë vënë sot në pranga, 2 në kërkim. 55 persona të dënuar në Finlandë, pjesë e këtij grupi, 10 prej tyre shqiptarë.
Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania emrat e shqiptarëve të arrestuar në kuadër të këtij megaoperacioni.
“Në këtë operacion janë ekzekutuar 9 masa sigurie për shtetasit shqiptarë të përfshirë. Ajo që përbën lajm në këtë operacion është se grupet kriminale shqiptare kanë parë si treg vendet nordike, si Finlanda. Behet fjalë për shtetasit Dorian Luzaj, Geraldo Seferaj, Elton Myftari, Elton Tavani, Erind Teneqexhiu (Agalliu), kemi një fejmër të arrestuar Kela Qevani, Ledion Hoxha, Bensik Sparta dhe Artan Musta”, tha Ferhati
Ai tregoi se femrat në grupin kriminal përdoreshin për shpërndarjen e lëndës narkotike në shtetin finlandez.
“Sipas informacioneve që janë bërë publike edhe në shtetin finlandez, anëtarët e këtyre grupeve kriminale, që janë 4, femrat kishin rolin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Finlandë. Hetuesi që ka hetuar këtë aktivitet prej 2 vitesh është shprehur se ka një shqetësim të përdorimit të drogave sintetike, ky ka qenë alarmi. Këta njerëz që u kapën në Shqipëri bënin këtu një jetë shumë normale. Disa kanë qenë të proceduar në Finlandë për trafik dhe nuk janë kthyer më atje por e kanë zhvilluar aktivitetin nga Shqipëria”, u shpreh Eni Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në