“100 grupe kriminale me 1 mijë anëtarë”, eksperti: Ja roli i shqiptarëve në Finlandë

3 Qershor 2025 | 21:30

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar operacionin e policisë finlandeze dhe SPAK ku u godit një grup të trafikut të drogës, i cili akuzohet se trafikonte drogën nga Spanja dhe Holanda në Finlandë.

SPAK ka lëshuar 11 urdhra arresti, të cilat janë miratuar nga gjykata, ndërsa janë arrestuar 9 nga 11 personat dhe për dy të tjerët vijon puna për kapjen.

Softa teksa shpjegoi se si funksionojnë grupet e shqiptarëve në Finlandë tha se nuk beson se ka qenë operacion i përbashkët, por ka pasur shkëmbime informacionesh.

“Vendet skandinave tashmë janë trazuar sepse prezenca e të huajve përfshirë shqiptarët, është bërë problematike për vetë këto shoqëri. Të paktën në Finlandë janë rreth 100 grupe me nga 1 mijë anëtarë, ku ka edhe shqiptarë janë bërë pjesë aktive e tyre. Shqiptarët nuk kanë dominancë, por bashkëpunojnë me rrjetet lokale.

Nëse flasim për punën e  strukturave të posaçme, janë gjithë këto operacione të organizuara të cilat bëhen me Francën, me Spanjën, me Italinë, me Finlandën, ndaj nëse flasim për një punë të përbashkët për 18 muaj, e bërë për 4 vite me grupe të përbashkëta, a i ka kjo strukturë kaq shumë burime njerëzore? Ka shumë ngarkesë dhe unë nuk e di a i bëjnë dot. Unë mendoj se më shumë janë informacione që vijnë dhe mbi bazën e informacioneve sigurisht janë shkëmbimet e informacioneve që vijnë. Nuk mendoj se janë skuadra të përbashkëta të cilat hetojnë kaq shumë aktivitet kriminal me kaq dosje voluminoze”,-tha Softa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026