Hoxha: Një shqiptar u kap në luftën Rusi-Ukrainë duke shpërndarë kokainë
Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin Now në Euronews Albania se në festivalet verore të të rinjve që organizohen kryesisht në zonat bregdetare, shpërndahet një sasi e madhe lëndësh narkotike sintetike që vjen kryesisht nga Kosova.
Ai tregoi rastin e një shqiptari të kapur në portin e Odesës duke çuar kokainë në Ukrainë, pasi siç tha për shkak të konfliktit dhe traumës me të cilën përballen ushtarët, kërkesa në atë zonë është rritur ndjeshëm.
“Rritja e festave verore rinore, aty është me tender kush merr aksesin për ta furnizuar. Ajo e Shëngjinit ka 15 mijë njerëz, në këto raste kur mbaron aktiviteti bën ca arrestime policia dhe kapen ca kosovare aty se ata janë operatorët e rinj në treg. Rastet kur u kapën mbi 11 mijë doza ekstazi, në Kosovë blihen deri 3 euro, në Tiranë shitet deri në 40 mijë lekë. Gjenden lirë, janë pilula dhe shumë kollaj për ta trafikuar. Në Evropë vendi ku po shitet më shumë kokainë është konflikti Rusi-Ukrainë. Mbaj mend që sapo filloi konflikti u kap një shqiptar nga Fieri në Odesa, po çonte kokainë, e konsumojnë ushtarët. Po ka një shoqëri që është në traumë, janë ata, si do ta përballojnë? Ndaj ka gjetur rritje kërkesa në atë zonë. Shqiptarët ishin në portin e Odesës, iu gjetën në vend 30 kg dhe po çonte 250 kg që ishte ngarkesa e plotë”, tregoi Hoxha.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama