Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, flet Manjani

5 Qershor 2025 | 21:40

Juristi Ylli Manjani, sqaroi në Euronews Albania procesin që pritet të zhvillohet lidhur me rinumërimin e votave në Tiranë, kërkesë kjo e bërë nga PD e cila pretendoi për tjetërsim të votave.

Manjani shpjegon se ku do të ndodhë rinumërimi për partinë por dhe për kandidatët, si dhe sa pritet të zgjasë ky proces. Ai shton se ky rinumërim nuk do zhvillohet më nga komisionerët politikë.

“Kqyrja e fletëve të votimit do bëhet në Tiranë në selinë e KAS-it, rinumërimi do bëhet në prani të KAS-it me disa grupe numërimi. Numëruesit nuk ka kuptim që të jenë ata që kanë patur partitë por duhet të jetë administrata e KQZ-së ajo që do bëjë procedurën e rinumërimit me të njëjtin proces siç është bërë numërimi fillestar në qendrat e votimit, pra me hapjen, me mbajtjen e procesverbalit nën mbikëqytjen e KAS-it.

KAS praktikisht është KZAZ-ja e madhe që do bëjë vlerësimin fleët pas flete, çdo gjë që ka të bëjë me rezultatin e votimit, si për partitë ashtu dhe për kandidatët.

Është një punë voluminoze. Sa i përket se kur pritet të mbarojë ky proces, do ishte sukses nëse do mbaronte nga fundi i gushtit, pasi do marrë më shumë kohë se nga procesi fillestar, sepse atëherë ka pasur më shumë grupe. Janë një million votues dhe fletë votimi për tu parë.

Nëse vendimi shkon deri në fund, do zgjasë gjithë verën. Në rast se vërtetohet se janë tjetërsuar votat, KAS ndryshon rezultatin menjëherë, pastaj nëse duam të gjejmë pse ka ardhur kjo, më tej vijojnë hetimet për këtë”, tha Ylli Manjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026