9 gola në përballjen Spanjë-Francë, iberikët “shuplakë” gjelave
Gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Francës ka rezultuar një spektakël i vërtetë, ndërsa u mbyll në shifrat 5-4 për iberikët. Në finale do të përballen me Portugalinë, sfidë që luhet të dielën.
Spektakël, emocione, gola dhe raste të humbura, gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve konfirmoi një nivel të lartë futbollistik, mes dy ekipeve yjesh, e si gjithmonë në fund fitojnë iberikët. Spanjë-Francë u mbyll me një rezultat të paparashikueshëm 5-4, e karakterizuar nga një ritëm i jashtëzakonshëm, me një yll që shkëlqeu në fushë dhe është shumë pranë Topit të Artë, Lamine Yamal.
Në Shtutgart, pjesa e parë u dominua nga Spanja, e cila arriti të shënojë dy herë me Williams e Mikel Merino, ndërsa u anulua edhe një gol me autor mbrojtësin Huijsen. Fraksioni i dytë nisi edhe më mirë për të besuarit e Luis De La Fuente, që shënuan dy gola të tjerë me Yamal dhe Pedri. Një penallti në favor të Francës i dha mundësinë Mbappé të gjente rrugën e rrjetës, me shifrat që shkuan në 4-1, por jo për shumë gjatë, pasi në minutën e 67-të Yamal realizoi një tjetër gol të bukur.
Kur u duk se gjithçka mbaroi aty, reaguan “gjelat”, të cilët shënuan tre herë të tjera, madje duke tronditur seriozisht spanjollët me golat e Cherki e Kolo Muani, por edhe një autogol nga mbrojtësi iberik Vivian. Një ndeshje që dha idenë se nuk do të mbaronte kurrë, por pasi përfundoi edhe koha shtesë, Spanja zyrtarisht kaloi në finalen e Ligës së Kombeve, e cila luhet përballë Portugalisë të dielën.
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve