Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

6 Qershor 2025 | 12:13

Policia e Shëngjinit, ka goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë operacionit, u arrestua 22-vjeçari F. G. nga Velipoja, i cili u kap me disa doza kanabisi, të cilat dyshohet se i kishte për qëllim shitjen. Gjatë kontrollit të mëtejshëm në banesën e tij, policia gjeti edhe doza të tjera lënde narkotike.

Në po të njëjtin operacion, u procedua penalisht një 30-vjeçar, S. I., pasagjer në automjetin që drejtohej nga F. G.. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu, municion luftarak dhe dy radio marrëse-dhënëse, pajisje që mund të jenë përdorur për aktivitete të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi: automjetin, dozat e kanabisit, armën e gjahut, municionin, dy radio dhe një celular.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026