Në grup me gjermanët, Kombëtarja minifutbollit surprizon në Europian, kalon në 1/16

6 Qershor 2025 | 21:45

Ndërkohë që të gjithë tifozët janë fokusuar te ndeshja e Kombëtares me Serbinë, këto ditë në Moldavi po zhvillohet Kampionati Europian i Minifutbollit “Socca EuroCup 2025”, ku përfaqësuesja jonë ka bërë surprizën duke u futur në 16 skuadrat më të mira të Europës.

Një performancë e shkëlqyer nga Kombëtarja e minifutbollit, e cila i nisi ndeshjet në grup me një barazim 1-1 ndaj Gjeorgjisë, fitoi me Çekinë 2-1 këtë të premte, ndërsa kishte arritur më parë një fitore ndaj Turqisë 3-1 dhe një humbje dinjitoze me Gjermaninë 1-2.

Në një grup të vështirë ku ishte Gjermania, dhe në mungesë të lojtarit kryesor, Kaca, përgjegjësia kryesore ra mbi kapitenin Xhuljan Reçi, i cili udhëhoqi Kombëtaren drejt këtij suksesi të madh në Europian.

Risia e këtij viti ishte se trajneri Irtan Sejko, përveç lojtarëve vendas, kishte grumbulluar për herë të parë edhe shqiptarë nga diaspora, konkretisht tre futbollistë që luajnë në “Baller League” në Gjermani: Steven Kodra, Edison Mazreku dhe Bernard Gllogjani.

Me këto rezultate, Kombëtarja jonë e “Socca 6×6” në minifutboll i mbylli ndeshjet e grupit në vendin e dytë me 7 pikë, duke kaluar në fazën e 1/16-ave, ndërsa nesër në orën 17:00 përballet me Francën në fazën e eleminimit direkt.

Renditja e grupit:

  • Gjermania – 12 pikë
  • Shqipëria – 7 pikë
  • Gjeorgjia – 4 pikë
  • Çekia – 3 pikë
  • Turqia – 3 pikë

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026