“Doja të sillja babain nga Brazili”, Sylvinho: Ndaj Serbisë luajmë për fitore

6 Qershor 2025 | 19:38

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në konferencë për shtyp këtë të premte në “Arenën Kombëtare”, në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Serbisë, e vlefshme për Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Trajneri brazilian u shpreh optimist për përgatitjet dhe nënvizoi se skuadra është gati për këtë duel ndërsa tha se e ka gati formacionin por që sipas tij gjithçka mund të ndodhë deri në fund.

Ai tha se Serbia ka lojtarë cilësorë, por edhe Shqipëria i ka të vetët.

Ata na njohin dhe ne i njohim. Nuk ka ndonjë sekret të madh. Zgjedhjet që bëjmë janë edhe strategjike dhe taktike. Ndeshjen e kemi përgatitur për fitore, pastaj flet fusha. Serbia ka lojtarë të fuqishëm si Mitroviç, Vlahoviç, Joviç – janë të mirë fizikisht dhe teknikisht. Por edhe ne kemi Brojën, Uzunin, Bajramin, Manajn dhe të tjerë që janë të përgatitur dhe më bëjnë krenar. Jemi këtu për të fituar, siç janë edhe ata”, tha ai.

Sylvinho theksoi rëndësinë e mbështetjes së tifozëve:

“Duhet të shfrytëzojmë 22 mijë tifozët, ata janë futbollisti i 12-të. Kam dëgjuar se ka pasur rreth 800 mijë kërkesa për bileta. Do të jemi gati.”

I pyetur për përgatitjen fizike të lojtarëve pas një sezoni të gjatë, Sylvinho u shpreh:

“Shumë trajnerë ankohen për kalendarin. Edhe ne kemi lojtarë që e kanë mbyllur sezonin vetëm para 10 ditësh. Por kemi pasur disa ditë shumë të mira stërvitore dhe nesër do të japim maksimumin.”

Për zërat se media serbe ka zbuluar taktikat e Shqipërisë, ai reagoi me qetësi:

“Nuk kemi asgjë për të fshehur. Ata kanë parë 5-6 ndeshjet tona të fundit, ashtu si ne kemi parë të tyret. Nuk është kjo që më shqetëson.”

Sylvinho pranoi se loja mbart emocione të veçanta:

“Kjo është një ndeshje e veçantë. E ndjejmë që nga dita e djeshme. Është një garë e fortë sportive. Doja të sillja babanë tim nga Brazili për këtë ndeshje, por ishte një udhëtim i gjatë. Gjithsesi, do ta shijojmë të gjithë bashkë.”

Sa i përket lojtarëve me origjinë nga Kosova, trajneri theksoi se janë të përgatitur:

“Nga të dyja anët e kufirit jemi të përgatitur. Ne flasim për futboll dhe kjo do të jetë një ndeshje futbolli, asgjë më shumë.”

Në përmbyllje, Sylvinho dha mesazhin e tij për lojtarët:

“Kam luajtur ndeshje të mëdha, por atëherë nuk kishte rrjete sociale. I kam këshilluar djemtë të jenë të fokusuar, të mos ndikohen. Duhet të lëmë zemrën dhe shpirtin në fushë për 90 minuta.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026