“Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Agolli: Balanca psikologjike sjell fitoren
Ansi Agolli, një nga protagonistët e ndeshjes së famshme në Beograd, foli për emisionin “Max Sport” në “Euronews Albania” lidhur me përballjen e sotme mes kuqezinjve dhe Serbisë.
Ish-kapiteni i Kombëtares e cilëson si shumë delikat këtë duel dhe thekson se ndeshjen do ta fitojë ekipi që do të menaxhojë më mirë aspektin psikologjik.
“Është një ndeshje shumë delikate kundër një kundërshtari si Serbia. Mendoj se, mbi të gjitha, në këtë ndeshje nevojitet ekuilibri psikologjik në përgatitjen e saj. Serbia ka një skuadër shumë të mirë. Ajo skuadër që do të ketë balancën psikologjike do të jetë ajo që do të dalë më mirë në këtë ndeshje. Mitaj ka cilësi të luajë edhe përpara, edhe mbrapa, madje edhe në mesfushë, pse jo? Do të kisha qejf ta shihja mbrojtës të majtë. Është një lojtar që është edhe ofensiv, edhe difensiv. Do të doja një formacion që t’i japë sa më pak hapësira ekipit kundërshtar dhe ato raste që do të ketë t’i shfrytëzojë sa më mirë. Broja është një lojtar që me forcën dhe shpejtësinë që ka, mund t’i krijojë probleme ekipit kundërshtar. Këtu në SHBA ndjehet shumë mbështetja për skuadrën kombëtare, dhe organizohen duke ndjekur ndeshjet,” deklaroi Ansi Agolli për Max Sport.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell