Finale historike në tenis, Alcaraz përmbys Sinner-in dhe shpallët kampion në Francë
Carlos Alcaraz ka shkruar historinë, duke regjistruar një ndër fitoret më spektakolare në historinë e tenisit, e në fund ngriti lart trofeun në French Open. Spanjolli dueloi në finale me Jannik Sinner, në një duel me dy tablo, ku italiani ishte shumë pranë triumfit. Për plot 5 orë e 29 minuta të dy tenistët luajtën përballë njëri-tjetrit, duke regjistruar kështu finalen më të gjatë të French Open të mbajtur ndonjëherë.
Italiani fitoi dy setet e para 6-4 dhe 7-6, e kur i mjaftonte vetëm një tjetër set i fituar, Alcaraz nuk u dorëzua duke arritur një përmbysje të çmendur. Spanjolli fitoi në setin e 3-të në shifrat 4-6 dhe më pas 6-7 duke rikthyer barazpeshën e përgjithshme. Seti i pestë që ishte dhe vendimtari rezultoi spektakolar e u mbyll në shifrat 6-7 në favor të talentit iberik që hipotekoi triumfin pas një performance mbresëlënëse.
Ky ishte titulli i dytë French Open i fituar nga Alcaraz që në total numëron 5 tituj të Grand Slam.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë