Infeksionet e syrit në rritje te vajzat, okulistja: Po ndikojnë qerpikët artificialë

9 Qershor 2025 | 18:15

Infeksionet e syve tek vajzat kanë shënuar një rritje të ndjeshme kohët e fundit.

Sipas mjekes okuliste Suzana Zhuka, e cila punon në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3, një nga arsyet kryesore është trendi gjithnjë e më i përhapur i vendosjes së qerpikëve artificialë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se kjo praktikë estetike po çon gjithnjë e më shumë vajza të reja drejt problemeve serioze me shëndetin e syve.

Sipas saj, një tjetër problematikë është edhe dëmtimi i qerpikëve natyralë për shkak të këtyre teknikave estetike.

Nisur nga kjo situatë, okulistja apelon që instancat shtetërore të monitorojnë klinikat që aplikojnë këto teknika, sidomos në lidhje me kushtet e higjienës.

Ajo thekson se para çdo aplikimi, vajzat duhet të informohen qartë mbi rreziqet që sjell vendosja e qerpikëve artificialë. Më tej, mbetet në dëshirën e tyre nëse duan të marrin këtë rrezik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026