Shehaj: Të dalim me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës

12 Qershor 2025 | 22:23

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka shuar zërat se ai do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale për Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë për Euronews Albania, Shehaj u pyet mbi mundësinë e përfshirjes së tij në garën për kryetar bashkie, por e përjashtoi kategorikisht këtë opsion.

Në analizën e tij, Shehaj vuri theksin te nevoja për bashkëpunim mes të gjitha forcave opozitare dhe mbështetjen e një kandidature të përbashkët, jo politike, me qëllim maksimizimin e shanseve për të fituar Bashkinë e Tiranës. Ai e konsideroi këtë si alternativën e vetme reale për një përmbysje të balancave aktuale në kryeqytet.

“Jo, nuk kam ndër mend të kandidoj. Mendoj se mundësitë që opozita të mundë kandidatin e PS-së janë shumë të vogla sidomos në kushtet që jemi, ku thjesht shohim rezultatet e zgjedhjeve të Tiranës. Ekziston një mundësi për këtë, dhe mundësia është nëse ne do vendosim të gjithë bashkë të kandidojmë dhe mbështesim një kandidat jo politik. Të gjejmë një kandidat, anëtar të asnjë partie politike, por një kandidat teknik që gëzon respektin e shoqërisë shqiptare”, deklaroi Shehaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026