“Shqipëria të na ndihmojë” – Thirrja live e gazetarit izraelit: Na duhet Europa
Irani ka kryer një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit mëngjesin e së hënës, duke nxitur lëshimin e sirenave për sulme ajrore në mbarë shtetin, teksa shërbimet e emergjencës kanë raportuar për të paktën pesë të vrarë.
Ben-Dror Yemini, gazetar në Izrael tha në një intervistë për Euronews Albania se Izraeli gjendet përballë një rreziku ekzistencial ndaj të cilit është i detyruar të reagojë.
Ai bëri thirrje që Shqipëria dhe Europa të mbështesë Izraelin në këtë konflikt kundër regjimit iranian që sipas tij duhet të rrëzohet.
“Përgjigja e vendeve evropiane është zero, kjo është ajo që e forcon regjimin iranian. Në këto momente kemi dëgjuar reagimet e Francës, Gjermanisë që më herët kanë qenë në mbështetje të Izraelit por që së fundmi nuk kanë marrë asnjë qëndrim konkret. Kemi të bëjmë me një vend që fle për shfarosjen e një vendi tjetër, ka një ndryshim të pozicioneve, por që në një mënyrë apo në një tjetër ata janë pro Izraelit. Ne nuk e duam këtë luftë, por javën e kaluar kur u publikua raporti nga agjencia bërthamore se Irani ka shkelur detyrime ndaj OKB. Gjasat janë që sulmet e Iranit të vazhdojnë. Jemi në kërcënim ekzistencial, jemi të detyruar të përgjigjemi. Shpresojmë dhe lutemi për një zgjidhje paqësore. Na duhet edhe mbështetja juaj se shumë herë përmendet marrëdhënie e mira mes Evropës dhe Izraelit dhe Evropa nuk mund të qëndrojë më, të ngurojë më, duhet bërë gjëja e duhur kundër këtij regjimi”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq