Kuvendi shtyn për në shtator raportimin e institucioneve të pavarura
Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të shtyjë për legjislaturën e re në muajin shtator zhvillimin e raportimeve të institucioneve të pavarura, të cilat fillimisht ishin planifikuar të zhvilloheshin në fund të muajit qershor.
Vendimi është marrë nga mazhoranca për shkak të mungesave të shumta të deputetëve në fund të kësaj legjislature.
Gjatë mbledhjes së kësaj jave të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i grupit, Niko Peleshi, ngriti si shqetësim kryesor pikërisht mungesat e vazhdueshme të deputetëve. Ai theksoi se kjo situatë po pengon miratimin e projektligjeve dhe funksionimin normal të procesit legjislativ.
“Nuk kemi numrat e nevojshëm, as në komisione, as në seanca plenare,” është shprehur Peleshi para deputetëve socialistë, duke treguar edhe një rast konkret të një deputeti që është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i ka komunikuar se “të mos e llogarisë” deri në fund të mandatit aktual.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme