Tensione në parlament, Elisa Spiropali përjashton Flamur Nokën nga seanca

5 Qershor 2025 | 13:08

Një incident është shënuar gjatë seancës plenare të së enjtes në Kuvend, ku kryetarja Elisa Spiropali përjashtoi nga punimet deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Përplasja ndodhi teksa Noka po fliste nga foltorja, ndërsa Spiropali i ndërpreu fjalën duke i thënë se nuk po fliste për procedurë.

Pavarësisht ndërhyrjes së kryetares, Noka kërkoi të vijonte fjalën.

Në këtë moment, teksa mikrofoni ishte i fikur, ai duket sikur artikulon një fyerje në drejtim të kryetares së Kuvendit, çka solli përjashtimin e menjëhershëm të tij nga seanca.

“Nuk toleroj as fyerje, as abuzim me foltoren. Je i përjashtuar!”, i tha Spiropali-Nokës.

Noka refuzoi të largohej nga foltorja, duke detyruar Spiropalin të ndërpresë seancën dhe të shpallë një pushim 5-minutësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026