“Çernobil i dytë”, Karamuço: Katastrofa që plas nëse SHBA godet centralin e Iranit
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi në emisionin Now në Euronews Albania skenarin se si SHBA mund të ndërhyjë për të sulmuar centralin bërthamor të Iranit Fordow, me bomba që depërtojnë deri në 60 metra thellësi.
Karamuço tha se diskutimi që po zhvillohet sot me ekspertëve dhe shkencëtarëve ndërkombëtare është se cila mund të jetë pasoja e këtyre bombardimeve, duke qenë se nuk dihet çfarë materialesh gjenden brenda atyre bunkerëve që mund të shkaktojë një Çernobil të dytë.
“Agjencia ndërkombëtare e OKB thotë se nuk dihet çfarë materialesh ka në bunkerët e Iranit. Mos na ndodh një Çernobil i dytë? Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe mes shkencëtarëve. Po diskutohet, ky bombardim dëmton vetëm centrifugat apo prek materiale të tjera radioaktive të cilat çlirohen përmes djegies dhe na krijojnë një Çernobil të dytë. Çfarë do të ndodhë realisht, pasojat nuk i dimë ende. Por ka një gjë tjetër aktualisht, që dyshohet se Iranin po e ndihmon edhe Pakistani. Pra nuk mund të themi që Iranit po i mbarojnë raketat se raketat po i vijnë çdo ditë nga Pakistani”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme