Gol spektakolar nga Messi në Botrorin e Klubeve, humbet PSG

20 Qershor 2025 | 10:25

Inter Miami ka marrë fitoren e parë në Kupën e Botës, aty ku heroi ishte legjenda argjentinase Lionel Messi, ndonëse në moshën 37-vjeçare. Klubi amerikan mposhti Porton me përmbysje në shifrat 2-1, ku në total numëron 4 pikë në dy sfida të luajtura dhe i ka të gjitha mundësitë për të kaluar më tej. Në fraksionin e parë ishte portugezët që gjetën golin me sulmuesin Samu nga pika e bardhë e penalltisë. Në të dytin, amerikanët luajtën më mirë ku Segovia riktheu barazpeshën.

Një goditje dënimi do të shndërrohej në gol nga Messi pas një ekzekutimi në perfeksion, me Miamin që merr fitoren 2-1 dhe e sheh veten në vendin e dytë në grup pas Palmeiras dhe me gjasat për avancim më tej.

PSG ishte cudia e radhës në Botëror, me kampionët e Evropës që u mposhtën minimalisht nga Botafogo. Skuadra e Luis Enrique u paraqit me disa ndryshime në formacion dhe me dominim në lojë, por pa mundur të marrë rezultat pozitiv. Një gol i Igor Jesus që në pjesën e parë i dha fitoren ekipit nga Brazili. Në të njëjtin grup Atletico e MAdridit mori fitore në shifrat 3-1 ndaj një kudnërshtari si Seattle Sounders me dopietën e Barrios dhe golin e Witsel, për kundërshtarin Rusnak.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026