Aksi Porto Romano-Durrës, Balluku: Spitalla zonë industriale në shërbim të portit të ri

12 Maj 2021 | 15:05

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndoqi sot ecurinë e punimeve në lotin e tretë të rrugës Porto Romano-Durrës.

“E gjithë zona në të cilën ne ndodhemi ka një plan zhvillimi, i cili është plan industrial, në zonën e Spitallës ne kemi mbaruar dhe përfunduar tashmë procedurën, është firmosur kontrata sa i përket ndërtimit të parkut të dytë fotovoltaik më të madh në vend, atë të Spitallës”, tha ministrja.

Znj. Balluku deklaroi se me investimet që po bëhen në këtë pjesë të Durrësit, kjo zonë do të shndërrohet në zonë industriale dhe do të vihet në shërbim të portit të ri, që pritet të fillojë shumë shpejt.

“Këtu në Spitallë janë 60 hektarë, të cilat janë të destinuara për të kryer funksionet e përpunimit të të gjitha mallrave që do vijnë nga porti i ri, i cili do lidhet sigurisht me anë të kësaj rruge”, shtoi Balluku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026