Nga Filipinet në Shijak, historia e emigrantit me dy gra: Punoj në një mobileri

23 Qershor 2025 | 18:15

Të huajt që punojnë në Shqipëri janë të shumtë ndërsa secili mbart me vete një histori personale.

Gazetarja Ortensa Budlla sjell një rrëfim të veçantë të një qytetari filipinas, me dy gra dhe shumë përgjegjësi mbi supe.

Prej nëntë muajsh, Edmar Baldivina punon në një mobileri në Shijak. Ka lënë pas jetën në Filipine për një pagë më të mirë dhe një të ardhme më të sigurt në Shqipëri.

Edmar Baldivina, punonjës nga Filipinet:

“Tani po merrem me lëmimin e drurit për kornizat. Më pas i lyejmë dhe i limojmë përsëri. Për pagesën, është dyfish nëse e krahason me Filipinet. Aty fiton 300–350 euro, pa përfshirë siguracionet e taksat. Këtu marr 400 euro neto.”

Por historia e Edit nuk ndalet vetëm te puna. Gjatë bisedës, një detaj i papritur na çuditi.

– Pra, ti je këtu vetëm me gruan tënde. A punon ajo këtu?

– Jo, është në Filipine…

– A ke familjen këtu?

– Kam një grua edhe në Shqipëri.

– Ke dy gra? E dinë për njëra-tjetrën?

– Po, e dinë. Është myslimane…

Pra, Edmar konfirmon se ka dy gra: një në Filipine dhe një në Shqipëri. Sipas tij, kjo është e lejuar nga besimi i tij.

“Nuk kam fëmijë me gruan këtu. Fëmijët i kam me gruan në Filipine. Është e vështirë. Të ardhurat nuk mjaftojnë. Por gruaja e dytë punon këtu në Shqipëri, dhe më lehtëson pak.”

Përveç punës fizike, Edmar nuk ka braktisur pasionin e tij për editimin e videove. Në kohën e lirë punon online dhe shpreson që ta kthejë këtë në profesionin e tij kryesor.

“Tani për tani, do qëndroj në Shqipëri. Do përpiqem të gjej punë në profesionin tim. Deri tani, punoj part-time duke edituar video.”

Nga Filipinet në Shijak, historia e Edit është më shumë se thjesht një histori emigracioni. Është historia e një burri që punon për të ndërtuar dy jetë, mes sakrificës, dashurisë dhe shpresës.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026