Rinumërimi në Tiranë, anëtari i KAS: Nuk ndryshon shpërndarja e mandateve
Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës vijon me intensitet, ndërsa deri më tani janë rinumëruar 793 kuti votimi, mbi gjysma e totalit të kutive në këtë qark.
Sipas të dhënave paraprake, procesi nuk ka ndikuar në shpërndarjen e mandateve të fituara nga partitë në rezultatin paraprak, megjithatë ka nxjerrë në pah një numër të konsiderueshëm votash të regjistruara gabimisht.
Anëtari i KAS, Ledio Braho tha se numri i votave të vlerësuara gabim në numërimin e parë ka qenë i ulët dhe futet te marzhi i gabimit njerëzor.
“Nga procesi i numërimit kjo shifër rreth 400 vota është irrelevante nga numri i votave që ka fituar Partia Demokratike, unë këtë e konsideroj gabim njerëzor. Nuk ka lëvizje të mëdha të votave”, tha qanëtari i KAS.
Ai u shpreh më tej se ky proces i rinumërimit të votave në Tiranë ka shërbyer për të pasur një transparencë më të plotë.
Ky proces ia vlen sepse i shërben transparencës, ia vlen sepse pastrion baltën nga procesi i numërimit, hedh poshtë pretendimin për trafikim prej mijëra votash. E vetmja mënyrë për të bërë transparencë, është rivlerësimi dhe rinumërimi i fletëve të votimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë