Aksidentet në rritje gjatë verës, mjeku: Shkak, alkooli dhe përdorimi i motorave
Aksidentet me monopatina apo scooter janë kthyer në një shqetësim serioz kohët e fundit. Mjekët e spitalit të Traumës ngrenë shqetësimin se ato përdoren nga adoleshentët dhe të rinj, të cilët shpesh janë të pakujdeshëm dhe lëvizin pa asnjë veshje mbrojtëse.
“2024 ka qenë me mbi 650 raste, 2025 është gati tek gjysma e kësaj por tendenca është të jetë në këto shifra ose më shumë”, tha Ilir Hasmuça, ortoped në spitalin e Traumës.
Ortopedi thotë se krahas këtyre aksidenteve, vera shënon dhe rritje të të gjitha llojeve të traumave. Moshat më të predispozuara janë të rinjtë, ndërsa shkaqet nisin nga shkelja e rregullave deri tek sëmundjet që rëndohen nga vapa.
“Flasim më shumë për aksidentet e rrugës, qoftë biçikleta, motori. Këto aksidente shtohen gjatë verës. Janë dhe traumat që vijnë nga përdorimi i mjeteve motorike të ujit, të gjitha këto bashkë rrisin numrin e aksidenteve. Sidomos mosha 20-30 vjec, që kërkojnë më shumë adrenalinë dhe aventurë. Por aksidentet nuk përjashtojnë dhe moshat e tjera ku shkaqet janë të ndryshme si mosnjohja e terrenit, problemet me rrugen apo sëmundjet shoqëruese që ato kanë.”, shtoi ortopedi.
Konsumimi i alkoolit dhe përdorimi i mjeteve motorike, është një tjetër fatkor që shkakton aksidente dhe që mjekët apelojnë që askush të mos ngas makinën nën efektin e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor