VIDEO| Pengmarrje në mes të ditës në Tiranë, merret me forcë në makinë 40-vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, si të dyshuar për një pengmarrje për motive të dobëta në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar në zonën e mbuluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3.
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga blutë e Tiranës, 34-vjeçari shihet teksa merr me forcë në automjet 40-vjeçarin.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 34-vjeçari pas marrjes me forcë të personit e ka dhunuar atë me grushte në ambientet e makinës.
“Sapo është marrë njoftimi për rastin, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë organizuar veprimet për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit L. R. (P.), 34 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
Automjeti i përdorur në ngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve.
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor