A është real kercënimi rus ndaj një vendi të NATO-s? Përgjigjet Ambasadori Nesho
Diplomati Agim Nesho, foli në Euronews Albania lidhur me samitin e mbajtur të NATO-s ditën e sotme, nga ku udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s u zotuan të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5% të Produktit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.
I pyetur se a është real kërcënimi rus, nëse ndodh që Rusia të sulmojë një vend anëtar të NATO-s, Neshi pohon diçka të tillë duke nënkuptuar se Rusisë do i duhej të përballej me të gjithë vendet e tjera anëtare të NATO-s.
“Po, është real. Mbrojtja kolektive që do ketë NATO, është parimi kryesor. Ose do shkatërrohet NATO, duke mos pranuar atë që është baza, pra Kushtetuta e NATO-s, ose do të jetë jo efikase sepse kush do i mbrojë këto vende?
Jo të gjitha vendet kanë fuqi për të përballuar një agresion nga një fuqi shumë e madhe. Problemi është kjo që Trump e ka lënë të hapur për çështje pragmatike, teknike, për të thënë që vendet të realizojnë detyrat. Prandaj mund të quhet ‘Samiti i Trump-it’, pasi ai nënkupton këtë që: Vij si partner me juve, jam pjesë e aleancës, por ju keni mbrojtjen e Europës, është pjesa juaj, që të arrini këtë duhet të arrini 5%-shin.
Ky është një kusht paraprak për të bërë efikase organizatën që të marrë përgjegjësitë e tyre”, tha diplomati Nesho.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut