Sula: Opozita nuk po bën detyrën, ikin të gjithë nga Parlamenti sa largohet Berisha
Pas fjalimeve të mbajtura prej tyre në Parlament, në orët e pasdites kur duhet të votoheshin projektligjet, deputetët e opozitës u larguan të gjitha nga salla, përveç deputetit Dashnor Sula.
Në emisionin Now në Euronews Albania Sula tregoi se arsyeja pse qëndroi në Parlament ishte për të bërë detyrë e tij kushtetuese siç “ka bërë që nga 2005”.
“Deputetët e opozitës sa ikën Berisha ikin të gjithë një nga një, nuk marrin pjesë në debate për pr.ligje që janë ë rëndësishme për t’u diskutuar, që është detyrë e opozitës të shohë dhe të diskutojë mangësitë e tyre. U mora me 3 pr. ligje, ajo është detyra me kushtetuese, e kam bërë që nga 2005, rri 5 orë, 7 orë pa lëvizur…Kryeministri është në kushtet e rehatisë, duhet ta pranojmë. Deputetët e tij i ka të gjithë në rresht, urdhrat i votojnë të gjithë. Për mua si e lexoj unë ndoshta mund të ketë pasur zëra brenda mazhorancës për pr.ligje që mund të mos i votojnë ose abstenojnë sic ndodhi edhe sot”, tha Sula.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh