Gazetari shqiptar në Rusi: Samiti i Hagës u prit vakët në Moskë, çfarë mendon Putini
Gazetari shqiptar në Rusi, Misha Pumo, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për Balkan Talks në Euronews Albania, ku komentoi se si u prit në Moskë samiti i NATO-s në Hagë dhe reagimet lidhur me të.
Sipas gazetarit Pumo, samiti i Hagës u prit në një mënyrë të qetë dhe të vakët nga Rusia, por u evidentua fakti që në këtë samit nuk iu dha shumë hapësirë Ukrainës, duke e lënë të veçuar.
Gazetari tha se ka premia pozitive për vazhdimin e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe për këtë ishte treguar i gatshëm edhe presidenti Putin.
“Rezultatet e samitit u pritën vakët ose qetë, ku reagimi ishte i tillë që për Rusinë pak rëndësi ka nëse u vendos kuota 5 përqind ose jo, dhe Putini tha se Rusia nuk shqetësohet as frikësohet nga kjo gjë. E priti qetësisht pa krijuar polemika. Mediat këtu në Rusi kanë vënë në dukje një stepje ose kalim menjëanë të temës së Ukrainës. U vu re që Zelensky u ftua vetëm në një darkë dhe nuk ishte në mbledhjen e punës të këtij samiti. Ndoshta kjo është nga trysnia që ka bërë Trumpi për pjesëmarrësit e këtij samiti. Mediat ruse nuk lanë jashtë vëmendjes fotografinë ku Trumpi dhe Zelensky u vunë në cepë nga njëri-tjetri që mos të kishin kontakt të afërt, duke theksuar se kjo tregon se edhe Evropa është lodhur nga kjo luftë mes Rusisë dhe Ukrainës. Putin ka deklaruar se është gati për të vazhduar bisedimet e paqes. Zëdhënësi i tij ka deklaruar se sa të bëhet shkëmbimi i fundit i robërve të luftës, jemi gati të vazhdojmë bisedimet dhe ka të ngjarë që vendi pritës i këtyre bisedimeve të jetë përsëri Turqia,” tha zoti Pumo.
Gazetari Misha Pumo solli dhe një lajm të fundit nga terreni i luftimeve, ku tha se ushtria ruse ka marrë një zonë të pasur me litium në Ukrainë, zonë që mban emrin e njohur Shevçenko.
“Merz deklaroi se ndihma ndaj Ukrainës është në limite, ndërsa Macron bëri thirrje për dialog me Rusinë, por po shihet se deklaratat janë që duhet të shfrytëzohet mundësia për paqe. Përparimi i forcave ruse vazhdon të jetë i ngadalshëm por më i shpejtë se në muajt e mëparshëm. Një lajm i ri është se forcat ruse kanë marrë kontrollin e një qendre banimi me emrin Shevçenko. Kjo zonë është një nga më të mëdhatë e pasur me litium dhe dyta në Ukrainë,” tha gazetari Pumo.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar