Eksperti: Serbia “mbretëreshë” e shpenzimeve për armatime, 9 herë më shumë se Kosova
Eksperti i financave, Ergis Sefa, tha se Serbia kryeson në Ballkanin Perëndimor për sa i përket shpenzimeve për armatime.
Sipas tij, krahasuar me Kosovën, Serbia shpenzon aktualisht 9 herë më shumë, ndërsa tejkalon edhe Kroacinë – vend anëtar i NATO-s.
“Serbia harxhon për armatime më shumë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kroacinë, që është anëtare e NATO-s. Vetëm në vitin e fundit, ka shpenzuar 1.7 miliardë euro, ndërsa në pesë vitet e fundit ka investuar sistematikisht mbi 1 miliard euro çdo vit, kryesisht për pajisje të reja ushtarake dhe për kapacitete në luftën hibride dhe atë kibernetike. Kroacia, megjithëse pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, shpenzon më pak se Serbia. Shqipëria ka arritur kuotën minimale të kërkuar nga NATO, me 2.1% të PBB-së, por sërish harxhon tre herë më pak se Serbia. Ndërsa në raport me Kosovën, Serbia shpenzon 9 herë më shumë për armatime, duke mbajtur rekord edhe ndaj vendeve si Bullgaria apo Kroacia,” u shpreh eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës