Trafikoi mbi 1 ton kanabis, kapet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit
Një pjesëtar i një organizate kriminale ndërkombëtare, i shpallur në kërkim nga SPAK, është arrestuar në Paris, Francë, si pjesë e operacionit policor “The Wanted”. Ai akuzohet për trafikimin e mbi 1016 kilogramë kanabis drejt Italisë, përmes rrugës detare.
Bëhet fjalë për Paul Dedën, 50 vjeç, i cili u lokalizua dhe arrestua falë bashkëpunimit me autoritetet franceze. Ai pritet të ekstradohet në Shqipëri, ku GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Hetimet kanë zbuluar se Paul Deda ka bashkëpunuar me shtetas shqiptarë dhe italianë për trafikimin e drogës së kultivuar në Shqipëri drejt Barit, ku Policia italiane sekuestroi sasinë prej mbi një ton kanabis. Në Itali gjatë operacionit u arrestuan edhe dy anëtarë të tjerë të kësaj organizate kriminale.
Përveç akuzës për trafik droge, ndaj Paul Dedës rëndon edhe akuza për pastrim parash, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në lidhje me këtë dosje, është bërë e ditur se edhe Hekuran Marku, një tjetër ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është dënuar në Shqipëri me 8 vite e 8 muaj burg. Ai ishte pjesë e hetimeve në njërën prej fraksioneve të dosjes së njohur “Shpiri”, “Shefi” dhe “Kulmi”, që lidhen me trafikimin e drogës nga Shqipëria në Itali.
Ndërkohë, Paul Deda kishte kërkuar azil në Francë para arrestimit të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 07:34 Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?