Osmani fton liderët e partive për bllokadën politike në Kosovë, takohet me Kurtin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të ndërmarrë përpjekje të reja për të zhbllokuar ngërçin politik që ka mbërthyer vendin pas dështimeve për konstituimin e Kuvendit.
Në një hap të ri, Osmani ka ftuar liderët e partive politike në takime të veçanta, me qëllim gjetjen e një rrugëdaljeje nga bllokada që vazhdon prej muajsh. Osmani e ka nisur këtë të mërkurë takimin në orën 10:00 me Albin Kurtin, më pas me liderët e partive të tjera parlamentare në përpjekjen e dytë të saj për zgjidhje të ngërçit të krijuar në Kuvend.
Të gjithë liderët politikë i janë përgjigjur pozitivisht kësaj ftese. Ndryshe nga përpjekja e parë, këtë herë takimet zhvillohen “veç e veç” për secilin lider.
Në takimin paraprak, përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së dolën me kritika ndaj Kurtit dhe Vetëvendosjes, duke e cilësuar atë si një “farsë” dhe duke dyshuar për mungesë të vullnetit real për kompromis.
Presidentja Osmani pritet të vazhdojë takimet gjatë ditës së enjte me liderët e komuniteteve pakicë në përpjekje për tejkalimin e krizës politike.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë