“250 mln euro kredi për bujqësinë”, Rama: Do zhvillojmë sipërmarrjen në fshat
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në qytetin e Cërrikut me fokus në zhvillimin e bujqësisë, sfidat që ky sektor përballet dhe nevojën për ta trajtuar atë.
Në fjalën e tij, Rama tha se bujqësia nuk duhet të shihet si një histori subvencionesh për mbijetesë, por si një mundësi për të ndërtuar sipërmarrje rurale të qëndrueshme dhe fitimprurëse.
“Nëse nuk i japim bujqësisë profilin e sipërmarrjes dhe nuk u japim atyre që duan të qëndrojnë në fshat mundësinë për të ngritur një sipërmarrje që u jep kuptim jetës atje, atëherë nuk e kemi kryer detyrën tonë. Kjo nuk është një histori subvencionesh për të mbajtur frymën, por duhet të jetë një histori për të transformuar frymën e jetës së një sipërmarrje rurale. Ky vend duhet të ketë një sipërmarrje rurale të fuqishme. Ne kemi ambicion që ti kushtojmë më tepër rëndësi agro përpunimit, më shumë rëndësi rritjes së eksporteve të produkteve të përpunuara, por kjo kërkon sipërmarrje”, tha ai.
Kryeministri njoftoi se është vënë në dispozicion një linjë e re kredie prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë, për të mbështetur projektet bujqësore dhe zhvillimin rural.
“Kemi vendosur në dispozicion të fermerëve dhe të fshatin një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë 250 mln euro, shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe të mbështetur projektet në fshat.
Shpresoj shumë që nga kjo bisedë e sotme të çelin një kapitull të ri bashkëpunimi. Nuk është vetëm linja e re e kredisë që ka nevojë të shfrytëzohet maksimalisht dhe që rrezikon të mbetet e pashfrytëzuar”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë