Grabitet nën kërcënimin e armës një person në Durrës: 1 i arrestuar, 3 në kërkim

3 Korrik 2025 | 10:50

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi akuzohet se, së bashku me tre persona të tjerë, i mori një shumë parash një qytetari duke e kërcënuar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar, ku shtetasi A. I. kallëzoi në polici se ishte grabitur me forcë dhe i ishin marrë 150.000 lekë.

Pas veprimeve të shpejta hetimore, në pranga ka rënë shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në Durrës, ndërsa tre bashkëpunëtorët e tij – R. I., 40 vjeç, L. I., 20 vjeç dhe E. M., 34 vjeç – janë shpallur në kërkim.

Policia njofton se po vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve të tjerë, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
10:24 | 28/07/2026

Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin kombëtar pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit. Mësohet se,...
10:21 | 28/07/2026

104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në Twitter një histori që dëshmon qëndrueshmërinë e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA ndër breza. Përmes një postimi, diplomatët amerikanë kanë vënë...
10:16 | 28/07/2026