Shërbimet varionin nga 80 në 200 euro, goditet qendra e prostitucionit në Durrës
Një rrjet prostitucioni me shtetase kineze është goditur nga Policia e Durrësit, pas një hetimi dyjavor të zhvilluar me metoda speciale. Dy gra nga Kina u arrestuan në flagrancë, ndërsa 6 shtetas shqiptarë u proceduan penalisht si klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Operacioni policor i koduar “Baza” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë. Hetimet zbuluan se dy shtetaset e huaja, C. Y., 42 vjeçe dhe Y. Sh., 41 vjeçe, kishin marrë me qira një apartament në zonën turistike të Qerretit dhe përmes komunikimeve në rrjetet sociale siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale me çmime që varionin nga 80 deri në 200 euro.
Gjatë kontrollit të banesës, Policia sekuestroi shuma parash në euro dhe dollarë, si dhe dy telefona celularë të përdorur për komunikime me klientët.
Dy gratë kishin hyrë në Shqipëri si turiste, por ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus