“As Parisi nuk i uzurpon trotuaret”, Rama ultimatum të ri bizneseve në Lungomare

6 Korrik 2025 | 21:59

Në emër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish situatën në Lungomare të Vlorës, ku sipas tij veprimtaria e bizneseve, kryesisht lokaleve, ka pushtuar trotuaret, duke i bllokuar ato për këmbësorët.

Rama e konsideroi këtë një situatë që duhet të marrë fund, duke theksuar se çlirimi i hapësirave publike është një hap i domosdoshëm për rritjen e standardit të shërbimit dhe për ta sjellë atë në përputhje me imazhin e “Shqipërisë Turistike”.

Ai tha se nuk është kundër shërbimit të shtrirë në një pjesë të trotuarit, si në qytete të mëdha të botës, por theksoi se kjo nuk duhet të kthehet në uzurpim të hapësirës publike.

“Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrsesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike,” tha Rama.

Kryeministri e konsideroi Lungomaren si një model të dizajnit të një qyteti bregdetar modern dhe theksoi se ajo duhet të shërbejë si model për dizajnin e jashtëm të vijës së shërbimeve.

Ai i bëri thirrje të drejtpërdrejtë pronarëve dhe menaxherëve të bizneseve:

“Pronarët dhe menaxherët e vijës së shërbimeve duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me Bashkinë e Vlorës dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi.”

Rama nënvizoi se ndërhyrja synon jo vetëm përmirësimin e pamjes, por edhe funksionalitetin e vijës turistike, në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama 

“Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike.

Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh.

Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi”, shkruan Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026