Rama publikon me foto bizneset: Lironi hapësirat, do përballeni me ndjekje penale
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me nismën e ndërmarrë prej tij për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të padrejtë nga biznese të ndryshme.
Përmes një postimi në X, Rama ka ndarë pamje nga hapësira publike e bllokuar nga lokalet mes pallateve te 21 Dhjetori.

Shefi i qeverisë ka ndarë dhe një foto me Google Maps ku tregohet hapësira publike më përpara, kur ishte në dispozicion të qytetarëve dhe kur nuk ishte zënë ende nga bizneset. Rama i bën thirrje të gjithë atyre që kanë zaptuar hapësira publike t’i lirojnë, pasi do të ndeshen jo vetëm me prishje të objekteve, por edhe procedim penal.

“Situatë klasike ‘tokë të zënë’ në Tiranë, tek 21 Dhjetori ,kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e ‘doganave’ rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse, po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cenim të shëndetit e sigurisë fizike të qytetarëve, krim mjedisor dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!”- shkruan Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike
Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike