Donnarumma reagon pas dëmtimit të Musialës: Jam i tronditur, s’ishte qëllimi im

7 Korrik 2025 | 14:43

Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, ka reaguar pas episodit të ndodhur gjatë çerekfinales së Kupës së Botës për Klube ndaj Bayern Munich, ku një përplasje e tij me Jamal Musialën përfundoi me dëmtimin e rëndë të talentit gjerman.

Italiani u kritikua ashpër në rrjetet sociale dhe nga mediat për mënyrën e ndërhyrjes, ndërsa portieri bavarez, Manuel Neuer, e cilësoi atë si një veprim “të panevojshëm dhe të nxituar”. Ndërkohë, Donnarumma, në një deklaratë për La Gazzetta dello Sport, theksoi se nuk kishte asnjë qëllim ta dëmtonte kundërshtarin:

“Jam shumë i tronditur nga ajo që ndodhi. Padyshim që nuk ishte qëllimi im të dëmtoja Musialën”, tha portieri i kombëtares italiane.

Menaxheri i tij, Vincenzo Raiola, doli në mbështetje të Donnarummës duke thënë se episodi ishte thjesht një çështje sekondash.

“Gigio ishte i pari që arriti te topi dhe nuk mundi ta shmangte më ndërhyrjen. Është e padrejtë të mendohet se ai e bëri me qëllim. I urojmë Musialës një rikuperim sa më të shpejtë”, deklaroi Raiola.

Pamjet televizive treguan një Donnarumma të çorientuar pas episodit, që u largua nga fusha i prekur emocionalisht. Agjenti i tij shtoi: “Gigio është një djalë shumë i ndjeshëm. Ai nuk do ta përballonte dot skenën dhe preferoi të largohej që mjekët të kujdeseshin për Musialën”.

Reagimi i Neuerit ndaj Donnarummës ndezi debatet, por portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, e mbrojti kolegun italian, duke theksuar se “ishte një episod loje mes portierëve dhe sulmuesve”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026