“Më bullizonin për peshën”, flet vajza që shkoi në mbrëmjen e maturës me gjyshin

7 Korrik 2025 | 20:31

Arta Tola, maturante nga qyteti i Librazhdit, ishte e ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania, ku rrëfeu për zgjedhjen e saj të veçantë për mbrëmjen e maturës ku ndryshe nga bashkëmoshatarët ajo zgjodhi të shoqërohej nga gjyshi i saj.

Videoja e saj u bë virale në rrjetet sociale, ndërsa ajo tregoi se kishte dalë me rezultate shumë të mira në provimet e maturës ndërsa tha se ka dëshirë për të ndjekur studimet në degën e stomatologjisë.

Arta jeton në Librazhd dhe tha se mbrëmja e maturës u zhvillua në të njëjtin qytet, më datë 1 korrik, ndërsa përgatitjet për natën e maturës kishin nisur prej muajsh.

Duke folur për mënyrën se si përfundoi duke shkuar në mbrëmjen e maturës me gjyshin, Arta tha:

“Mbrëmja e maturës planifikohet me muaj më parë. Kur një djalë të kërkon të të shoqërojë, është ndryshe. Mua nuk ma kërkoi asnjë dhe për këtë arsye zgjodha gjyshin, që është pika ime më e dobët.”

Ajo ndau gjithashtu një fakt të trishtë, duke rrëfyer se gjatë gjimnazit është bullizuar për shkak të peshës së saj.

“Gjyshi është përkrahja ime më e madhe. Ja propozova vetë. Ai nuk jeton me mua dhe ndodhej një natë në shtëpinë time kur i thashë: ‘Gjysh, kam një kërkesë. Do të vish me mua në mbrëmjen e maturës?’ Ai ishte pak konfuz, sepse ishte hera e parë për të, dhe më tha se atje janë vetëm të rinj, nuk ka bashkëmoshatarët e tij. Me ndihmën e hallave të mia, i mbushëm mendjen.” – tha Arta.

Gjyshi i saj, i quajtur Rrahman, sipas Artës është një njeri shumë i mirë dhe u ndje krenar për të në këtë moment të rëndësishëm.

“Kur kaluam në tapetin e kuq, e pyeta se çfarë do të preferonte të vishte dhe më tha se do ta zgjidhte vetë. E kombinoi vetë veshjen. Të gjithë reaguan shumë mirë kur parakalova me të, sepse nuk e prisnin që një maturante të vinte me gjyshin. Gjyshi qëndroi vetëm për pjesën e tapetit të kuq, pasi nuk mund të rrinte deri në orën 5 të mëngjesit.”

Arta tregoi se ka marrë shumë reagime pozitive, por edhe disa negative, nga shokët dhe shoqet, të cilët e vlerësuan gjestin si shumë të bukur dhe domethënës.

Fustanin për mbrëmjen e maturës ajo e kishte qepur posaçërisht në rrobaqepësi. “Modelin e zgjodha vetë dhe dola me një fustan të mrekullueshëm,” – tha ajo. Arta shtoi se preferoi ta bënte me porosi, pasi fustanet me qira i duken të gjithë njësoj.

E pyetur nga moderatori Flori Gjini se kush mori më shumë vëmendje, fustani apo gjyshi, Arta u përgjigj: “Sigurisht që gjyshi.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026