Arrestohen 5 policë, nisin hetimet për vdekjen e të riut pas ndalimit në Lipjan
Pesë zyrtarë policorë janë arrestuar nën dyshimin lidhur me incidentin që ka ndodhur në orët e para të 7 korrikut në Lipjan, ku një 27-vjeçar vdiq pasi u arrestua.
Mediat lokale raportojnë se zyrtarët policorë dyshohen për kryerjen e veprës penale “vrasje nga pakujdesia” ndërsa si masë paraprake ata do të qëndrojnë 48 orë të ndaluar.
“Pas intervistimit të tyre dhe administrimit edhe me dëshmitë e tjera që janë siguruar sot pas veprimeve hetimore, të pesë zyrtarët policorë janë arrestuar si të dyshuar, kurse me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, vijon njoftimi.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njoftoi se ka rekomanduar suspendimin e tyre lidhur me reagimin në incidentin që ka ndodhur pas mesnatës në Lipjan.
“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ftuar për intervistim në IPK në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë)”, ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.
IPK thotë se në kuadër të hetimit pritet të ndërmerren edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë incident, si dhe priten rezultatet e ekzaminimeve, përfshirë ato mjeko-ligjore.
Sipas zyrtarëve policorë, në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka ofruar ndihmën e parë, por përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai ka ndërruar jetë.
Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për rastin dhe kanë kërkuar zbardhjen e së vërtetës.
Në videot e publikuara në mediat sociale shikohen disa momente kur personi është i shtrirë në tokë dhe efektivët i vendosin prangat.

Detaje mbi incidentin
Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton vdekjen e një burri në Lipjan, i cili, sipas informacioneve, sulmoi automjete dhe kalimtarë të rastit ndërsa ishte në gjendje të dehur.
Incidenti, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ndodhi në rrugën “Haradin Bajrami” në orët e para të së hënës.
“Sot, rreth orës 00:15, Policia mori informacion se një person, i dyshuar nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan. Njësitë policore reaguan menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje u thirr edhe ekipi i urgjencës mjekësore, i cili i dha ndihmën e parë personit në fjalë. Pavarësisht përpjekjeve, u konstatua se ai kishte ndërruar jetë”, tha Borovci.

LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik