Tentoi të largohej dhe përplasi patrullën, 29-vjeçari lëndon 2 policë në Tiranë
Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi, gjatë tentativës për të mos u ndaluar nga policia, ka përplasur me automjetin e tij makinën e efektivëve, ku për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të policisë të cilët po e ndiqnin.
Të dy punonjësit e policisë që u dëmtuan nga aksidenti kanë marrë ndihmën mjekësore në spital.
I arrestuari është 29-vjeçari S. Xh., i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe ka tentuar t’u ikë shërbimeve të Policisë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. Xh., 29 vjeç. Ky shtetas, me automjetin që dyshohet se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë, ka përplasur një automjet policie gjatë tentativës për t’u larguar. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët morën asistencë mjekësore në spital. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve