LVV në Shqipëri akuzon numëruesit për ‘grabitje’ të votave të tyre
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka vijuar me publikimin e vëzhgimeve të bëra nga kandidatët e pavarur në qarkun e Tiranës, Lezhës dhe Gjirokastrës, përkatësisht Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani gjatë numërimit të votave në zgjedhjet e 25 prillit, duke ilustruar me foto mënyrën se si sipas tyre u abuzua me votat e LVV.
Sipas LVV, vëzhguesit e saj kanë identifikuar në masë këtë mënyrë “numërimi” votash, ku katrori i subjektit zgjedhor me nr. 13 mbulohej gjatë gjithë kohës sa shfaqej fleta e votimit në ekranin e tavolinave të numërimit.
“Kjo metodë ‘numërimi’ është në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor dhe Udhëzimeve të KQZ-së. Duke mbuluar katrorin e subjektit zgjedhor me numër 13, nuk lejohet të kuptohet nëse në atë katror ka pasur ose jo një ‘X’. Si fenomen i përhapur në masë, le të kuptohet se ka qenë pjesë e një plani të manipulimit të vullnetit të qytetarëve për të nxjerrë jashtë loje kandidatët e pavarur”, thuhet në një reagim të LVV në rrjetet sociale.
Më herët Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur akuza për shkelje ligjore të bëra nga komisionet e qendrave të numërimit gjatë procesit të numërimit të votave. Këto shkelje përfshijnë moslejimin e vëzhguesve të pavarur për të hyrë në qendrat e numërimit, presion për të mos dokumentuar krimet elektorale gjatë procesit të numërimit, injorimin e kërkesave të tre kandidatëve nga komisionet të numërimit të votave, etj.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve