Finalja e Wimbledon në tenis/Alcaraz përballë me Sinner, spanjolli cilësohet favorit
Wimbledonit i ka ardhur fundi, ndërsa mbetet dhe një ndeshje për tu luajtur, ajo më e rëndësishmja, finalja mes Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz, dy tenistët më të mirë të botës, të cilët renditen në vendin e parë dhe të dytë.
Dyshja arriti të kalojë pa shumë vështirësi në stacionin e fundit të këtij rrugëtimi, ndërsa pasditen e së dielës vetëm njëri prej tyre do të gëzohet, ku në letër favorit cilësohet spanjolli.
Në gjysmëfinale, Alcaraz fitoi ndaj amerikanit Fritz të cilin e mposhti në shifrat 3-1. Iberiku e nisi më mirë duelin duke fituar seti ne parë me rezultat 4-6, porn ë të dytin, Fritz reagoi mirë duke kthyer balancat pas një triumfi model 7-5. Në vijim ishte spanjolli që fitoi dy setet e tjera konkretisht 6-3 dhe 7-6, duke hipotekuar një sukses më se të merituar.
Më vonë ishte radha e rivalit të tij të finales të siguronte kalimin më tej, por kundërshtari ishte i një niveli tjetër, pasi Sinner ndeshej me Novak Djokovic. Serbi jo në 100% e tij në aspektin fizik ia bëri më të lehta gjërat kundërshtarit, me italianin që fitoi pa problem 3-0. 6-3, 6-3 dhe 6-4 ishin rezultatet e të treja seteve, me Sinner që kalon në finale dhe beson se mund të fitojë trofeun ndaj Alcaraz.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq