Tirana dhe Vlora më të preferuarat, rritet ndjeshëm turizmi i brendshëm në Shqipëri

13 Korrik 2025 | 16:58

Interesi i qytetarëve shqiptarë për të vizituar qytete dhe zona jashtë vendbanimit është rritur këtë vit.

Të dhënat tregojnë se rajonet më të frekuentuara janë Tirana, Vlora, Korça dhe Durrësi.

Gushti dhe dhjetori janë dy muajt më të preferuar për të kaluar disa ditë pushimi, me nga 13.9% të totalit për secilin muaj ndërsa më pas vijnë korriku dhe qershori, ndërsa muajt e tjerë kanë më pak lëvizje.

Sipas të dhënave të INSTAT, Tirana ka numrin më të lartë të vizitave, me 15% të qytetarëve që preferojnë të kalojnë kohë jashtë qytetit të tyre ndërsa pas saj renditen Vlora, Korça dhe Durrësi.

Janë regjistruar mbi 3 milionë udhëtime brenda vendit nga Instituti i Statistikave, që përfaqësojnë një rritje prej 43% krahasuar me një vit më parë.

Në këtë kontekst, hotelet brenda vendit kanë shënuar rritje të prenotimeve nga vetë shqiptarët, me një rritje prej 8.4%.

Kategoria “Pushime dhe kohë e lirë” përbën pjesën më të madhe të qëllimeve të udhëtimeve, ndjekur nga ato për “vizita te të afërm dhe miq”.

Për sa u përket udhëtimeve jashtë vendit, Italia dhe Greqia mbeten destinacionet kryesore, për shkak edhe të numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë në këto vende.

Pas tyre renditen Gjermania, Anglia, Franca dhe të tjera.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lirimit të hapësirave publike në Vlorë, duke deklaruar se një tjetër sipërfaqe në zonën e Lungomares i është kthyer turistëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026