Hidhet shorti, cila është gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e Jurgis Çyrbjas

16 Korrik 2025 | 10:43

GJKKO ka hedhur këtë të mërkurë shortin elektronik për shqyrtimin e dosjes ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Ahmet Masha dhe Altin Hajri. Nga shorti është caktuar gjyqtarja Etleva Deda, e cila do të shqyrtojë çështjen e referuar nga Prokuroria e Posaçme.

Pak ditë më parë, SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen në Gjykatën e Posaçme, duke kërkuar kalimin e saj për gjykim. Prokurori Adnan Xholi ka ngritur tre akuza ndaj të pandehurve: “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit, kryer më shumë se një herë”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje”.

Ndërkohë, prokuroria ka vendosur ndarjen e dosjes në fraksione, me qëllim identifikimin e funksionarëve të tjerë publikë që dyshohet se kanë ndihmuar ish-deputetin në marrjen dhe shpërndarjen e informacioneve të klasifikuara si sekret shtetëror.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…

Analisti Aleksandër Çipa tha në “Review” me Greta Topjana se protesta e 20-të para Kryeministrisë lidhet me atë që ai e cilëson si një përplasje...
22:00 | 19/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026

Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE

Një nga protestueset që mori fjalën këtë të premte tha se kishte ardhur nga Franca për t’iu bashkuar protestës. Ajo u shpreh se i ka...
21:12 | 19/06/2026